You are here
Home > Futboll Bota > “Deja Vu” ndodh në debutimin e De Ligt te Juventusi, disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë

“Deja Vu” ndodh në debutimin e De Ligt te Juventusi, disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë

De Ligt ka debutuar me Juventusin në përballjen ndaj Totenhemit, atje ku takimi është fituar nga anglezët me rezultatin 2-3. Faktikisht, ky është një fillim i ri për mbrojtësin holandez, megjithëse me një histori të vjetër.

Totenhemi është një kundërshtar i njohur për të, pasi i hoqi nga duart finalen e “Champions League”. Madje vetëm dy minuta pas debutoi në fushë me fanellën e bardhezinjve, do të ishte Lukas Moura që do të gjente golin e dytë.

Pikërisht njeriu që vendosi i vetëm gjysmëfinalen e “Champions League” mes Totenhemit dhe Ajaksit. E si për të vazhduar më tej ngjashmërinë, flasim për të njëjtin rezultat(2-3) dhe të njëjtën mënyrë fitore. Realizimi i fundit do të vinte në minutat e shtesës, atëherë kur nuk kishte më asgjë në dorë që De Ligt të përpiqej për të ndryshuar diçka në fatin e ndeshjes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top