You are here
Home > Futboll Bota > Deja vu/ Çfarë po ndodh me Hysajn? Vetëm sa hapet loja, mbyllet edhe pista e Romës

Deja vu/ Çfarë po ndodh me Hysajn? Vetëm sa hapet loja, mbyllet edhe pista e Romës

Nuk është e lehtë që të shiten futbollistët në ditën e sotme për shifrat e dëshiruara, ndërsa shembulli i Elseid Hysaj është mëse i qartë. Transferimi i mbrojtësit shkodran është kthyer në pikën zero, ndërsa thuajse e mbyllur është edhe pista e Romës.

Këta të fundit janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me Zapakostën. Asgjë e pazakonshme, ndërsa është kthyer si një “Deja vu” kjo merkato për Hysajn. Në momentin që është futbollisti më favorit për të marrë krahun e djathtë të mbrojtjes në një skuadër tjetër europiane, ku së fundmi ishte edhe rasti i Atletiko Madridit, një tjetër zyrtarizim vjen nga këto klube.

Kjo ndodhi edhe me Juventusin që u interesua për lojtarin e Kombëtares, por bëri një tjetër zgjedhje me Danilon, po ashtu duket edhe historia e Romës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top