You are here
Home > Futboll Bota > Dedikimi emocionues! Granit Xhaka i bën të gjithë të mësojnë gjuhën shqipe: I dashur bab…

Dedikimi emocionues! Granit Xhaka i bën të gjithë të mësojnë gjuhën shqipe: I dashur bab…

Granit Xhaka është një nga futbollistët shqiptarë më të njohur në arenën europiane të futbollit. Aktualisht me ekipin e Arsenalit, ndërsa mesfushori që përfaqëson Zvicrën, ka një numër të madh tifozësh që e ndjekin dhe e admirojnë në Europë.

Shumë po përflitet në merkaton e verës për një transferim të bujshëm të Granit Xhakës në Seria A, por gjithçka mbetet të shihet. Së fundmi lojtari shqiptar ka bërë një dedikim emocionues për babain e tij që sot feston datëlindjen. Ajo që bie në sy është se gjithmonë në këto dedikime të veçanta në profilin e Granitit, gjithmonë shkruhet vetëm në gjuhën shqipe, pa asnjë përkëthim tjetër. Kështu tifozët europianë të shumtë që e ndjekin këtë futbollist, duhet të mësojnë diçka edhe nga gjuha jonë, për të kuptuar sadopak postimet e lojtarit të Arsenalit. /Shqiperia.ch/

Dedikimi emocionues i Granit Xhakës: I dashur bab nese ne jeten time ka nje mashkull per te cilen do jepja jeten time JE TI. Te dua aq shume, aq marrezisht saqe pa ty ne jeten time sdo dija cte beja, sdo dija te ecja, sdo dija te jetoja. Per mua je njeriu me perfekt qe ekziston, jo sepse je Babi im, por sepse je me te vertete nje njeri qe ne kete bote apo ne tjeter nuk ekziston nje kopje tjeter e jotja. Ndihem mire kur te shoh, ndihem mire kur me flet, ndihem mire kur me shikon, ndihme mire kur me perqafon, ndihem mire ne cdo hap qe bej. Te shoh dhe e kuptoj qe po plakesh, sja ke idene se sa e vuaj kete gje, do beja gjithcka qe te te shikoja gjithmone njesoj, me ate buzeqeshjen tende qe o zottt, me ben njeriun me te lumtur ne bote, qe me jep kur ajo atehere kur mendoj se jam keq, qe me jep force te perballoj cdo gje ne kete jete qe vetem te perplas. Te dua shume, ndonese ta them perdite nuk lodhem asnjehere te te them me te vertete se pa ty une do vdes.. urime babi im

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top