De Biazi arrin fitoren e dytë, tre pikë të arta ndaj Espanjolit.

Është ndeshja e tij e të pestë nën drejtimin e skuadrës së Alaveshit dhe Xhani De Biazi ka arritur fitoren e tij të dytë në kampionat. Këtë herë shancet për të fituar ishin disi të vakëta pasi kundërshtari i tyre dukej më në formë. 

E gjithë kjo paranojë ka zgjatur vetëm 60 sekonda pasi me nisjen e topit, Alavesh hidhet menjëherë në sulëm dhe fiton një goditje këndi. Pikërisht nga aty ku erdhi dhe goli i vetëm i takimit. 

Katalanasit e Espanjolit ja kanë bërë edhe më të lehtë fitoren djemve të De Biazit pas daljes me karton të kuq në minutën e 39′ të mbrojtësit Hermoso. 

Pjesën e dytë Alaveshit i është dashur vetëm të menaxhojë rezultatin dhe epërsin numerike për të ruajtur rezultatin.

 Aktualisht Alaveshi ndodhet në vendin e 17-të, dy pikë larg vendit që e shpëton nga rënia e kategorisë të cilin e mban Eibar me një ndeshje më pak.

Përgatiti: Armend Pire  – SHQIPËRIA.CH

About the author