De Biasi tregon çfarë e ka çmendur gjithmonë te shqiptarët

Ne mund ta kritikojmë veten, megjithatë kur një i huaj na i vë në pah defektet nuk na pëlqen, por kjo që ka thënë ish-trajneri i Kombëtares është aq e vërtetë, sa do e mbështesnim.

Në një intervistë për “eduasportin.com”, Gianni de Biasi ka përmendur çfarë nuk i pëlqen nga Shqipëria, pasi ka folur, si zakonisht, me tone shumë të ngrohta për gjithë përvojën këtu.

“Një gjë që më ka çmendur gjithmonë është humbja e kohës kot. Unë gjithmonë kam luftuar për ta ndryshuar këtë gjë, që bën pjesë të një farë mentaliteti ku nga shteti varet gjithçka…”, ka thënë De Biasi, i cili nuk është ndikuar nga ky apo nga ndonjë ves tjetër i shqiptarëve.

Ai ka zbuluar edhe që largimi nga Kombëtarja nuk ishte një ndarje përfundimtare prej saj.

“Nëse do të jem i lirë, do të jem për ndeshjet kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë”, ka thënë ai.

Dhe nëse nuk vjen për ndeshjet, do të vijë për zgjedhjet. “Po pse jo? Ruaj gjithnjë një lidhje të fortë me Shqipërinë, do të bëj tifozllëk gjithmonë për kombëtaren tonë, por do të ndjek edhe aktualitetin dhe çështjet e lidhura me politikë në kuptimin më të gjerë të fjalës”, është shprehur De Biasi.

Ai ka thënë që përvoja në Shqipëri ka qenë një sfidë personale dhe kundër atyre që na shihnin si humbës, një përgjegjësi, por edhe nder i madh!

About the author