De Biasi: Panucci s’ka nevojë për këshillat e mia (VIDEO)

Ka mbërritur në Tiranë edhe ish-trajneri i përfaqësueses kuqezi Xhani de Biasi si i ftuari i vecantë për ndeshjen e Shqipërisë ditën e shtunë përball Lihteshtejnit. Në fjalët e para të mbërritjes në aeroportin “Nënë Tereza” ai tregon arsyet e prezencës.

“Vij si shqiptar, si ish-trajner dhe si mik i Shqipërisë dhe tifoz i Shqipërisë. Përtej shkas vij me shumë dëshirë këtu përveç faktit që jam një mik i presidentit Duka në këtë ndeshje. Por më vjen shumë mirë gjithashtu që do të rishoh miqtë e mi të vjetër”, u shpreh De Biasi.

Më pas De Biasi thotë se Panucci nuk do të ketë nevojë për këshillat e tij.

“Kam folur me Panuccin pak kohë më parë, është shumë i motivuar shumë i karikuar. Shpresojmë që të bëjë mirë dhe ja uroj me zemër. Nuk kam ndonjë këshillë të veçantë, ai është i zoti është i ri dhe ka shumë dëshirë të bëjë mirë. Uroj të jetë serioz dhe i qetë, më pas të gjitha të tjerat vijnë vetë”, u shpreh De Biasi.

Sa i përket çështjes më të përfolur të këtij grumbullimi të parë të Panuccit, asaj të largimit të Cikalleshit, ish-trajneri është dakord me kolegun e tij.

“Unë mendoj që gjithësecili është padron i zgjedhjeve të tij që i mendon më të drejta. Mendoj që pëerderisa e ka marrë këtë vendim ka arsyet e tij. Edhe unë ndonjëherë kam marrë vendime të forta që duhen për t’i bërë të qartë skuadrës rregullat dhe se si duhet menaxhuar ajo”, tha ish-trajneri i kombëtares.

I zhveshur nga emocionet e postit të trajnerit, tani De Biasi e ka luksin edhe të parashikojë.

“Të fitojmë ndeshjen e parë si fillim, duke kryqëzuar gishtat sigurisht, më pas të mendojmë për Maqedoninë që është një ndeshje më e vështirë. Maqedonia është një skuadër që nga mesfusha dhe deri tek sulmi ka lojtarë shumë të mirë”, u shpreh De Biasi./Top-Channel

About the author

GALERIA