You are here
Home > Futboll Bota > “Dashuroheni me Grezdën”! Gerrard nuk e llogarit as kur është keq, shqiptari përjeton janarin

“Dashuroheni me Grezdën”! Gerrard nuk e llogarit as kur është keq, shqiptari përjeton janarin

Sa shumë dëmtime për ekipin e Rangersit, në ndeshjen që këta të fundit do të zhvillojnë ndaj Rapidit të Vienës në transfertë. Megjithatë në këtë situatë, nuk ka arritur të përfitojë Eros Grezda në takimin e vlefshëm për “Europa League”.

Trajneri Gerrard ka vendosur që futbollisti i Kombëtares të qëndrojë sërish në stol, për ta aktivizuar ndoshta disa minuta në pjesën e dytë. Niveli i treguar nga ana e Grezdës në ndeshjen e fundit të kampionatit ka lënë disi për të dëshiruar, e kjo është arsyeja e uljes së tij në pankinë.

Ndërkohë që javët kalojnë, lojtari shqiptar ndien gjithmonë e më shumë presionin e janarit dhe tifozëve, që kanë nisur të kërkojnë një largim të tij në merkaton dimërore, pavarësisht se Gerrard i premtoi një dashuri me shikim të parë skocezëve ndaj Gredës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top