You are here
Home > Kombëtarja > Dashuri e verbër/ TKZ nuk e braktis Shqipërinë as në transfertën e Andorrës

Dashuri e verbër/ TKZ nuk e braktis Shqipërinë as në transfertën e Andorrës

Shqipëria do të luajë në mbrëmjen e nesërme ndaj Andorrës në transfertë, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Pavarësisht se nuk flitet për kohën më të mirë të kuqezinjve, pasi serinë e rezultateve negative e ndoqi edhe ajo humbje ndaj Turqisë, tifozët nuk e braktisin Kombëtaren.

TKZ ka bërë zyrtare praninë e saj në stadiumin e Andorrës, atje ku do të jetë në mbështetje të kuqezinjve. Në orën 19:30 tifogrupi shqiptar do të nisi marshimin drejt stadiumit, për të shërbyer sërish si lojtari i 12-të i Shqipërisë. Në fund, ka vend edhe për mesazhin me vlerë të jashtëzakonshme: “Përjetësisht me ty, edhe në momentet më të vështira”. Pra, dashuritë e vërteta dhe ato të verbëra, pa interes, ekzistojnë… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top