Dalin notat e lojtarëve të Skëndërbeut, shkëlqen Vangjeli, paraqiyje e dobët për Shehin…

Pas një ndeshje mjaft dinamike nga të dyja krahët, përpos rezultatit, lojtarët janë vlersuar edhe për paraqitjen e tyre personale. Aty ku do të dukej të ishte pika jonë më e fortë, kundështari e ka pikasur dhe na ka goditur lehtësisht.  Kështu të gjitha repartet nga Shehi në portë e deri te Snoue kanë dalë ne këto konkluzione.
SHEHI: Me notën 5.6 është vlersuar veteran i korçarëve. Një paraqitje që la për të dëshiruar në aspektin e interpretimit të lojës. Ndonëse Orges Shehi ishte vendimtar me gjashtë pritje, hapi fals i tij u bë në pësimin e golit të dytë dhe evidentimin e të parit. Një pakujdesi e tij gjatë pasimit për te Lilajt i dhuroi ekipit serb mundësinë e realizimit të golit të sigurisë. Ndërsa në gotitjen e Tosic Shehi mund të bënte më tëpër gjatë ekzekutimit të saj por ai u shtang në vend me idenë se muri mbrojtës do e ndalte atë top që po shkonte drejt rrjetës. Pasiguri të tjera ka shfaqur gjithashtu edhe në momentet e nisjes së aksionit ku topi është përplasur jo pak herë në këmbët ë sulmuesëvë të Beogradit por që fatmirësisht topi ka përfunduar jashtë kuadratit të portës të mbrojtur nga Orges Shehi.

RADAS: Kroati është vlersuar me notën 7.6 për paraqitjen e djeshme. I improvizuar në qendër të mbrojtjes, Marko Radasm, e ka justifikuar më së miri pozicionin e tij duke qenë vendimtar në shumë raste të rrezikshme nga ana e serbëve. Për të mos mjaftuar mbulimi i repartit ofensiv nga ana e tij, ai ka realizuar edhe dy goditje drejt portës kundërshtare si dhe duke realizuar tre triblime gjatë ndeshjes. Ndonëse Radas në super formë, kjo nuk ka mjaftuar për t’u kombinuar më tepër edhe me pjesën tjetër të mbrojtjes. 
JASHANICA: Nota 7.1 për qendërmbrojtësin tjetër të ekipit të Skëndërbeut. Edhe Radas, Jashanica bashkë me kroatin kishin punën me të veshtirë në ndeshjen e mbrëmshme. Sulmi i Partizanit i afrohej zonës së rreptësis shumë shpejt. Aty  ku edhe Jashanica ishte pozicionuar duke shpëtuar jo pak hërë pësimin e më tepër golave. 

MICI: 6.5 ishte nota maksimale për 65 minuta të luajtura nga Gledi Mici. Një paraqitje brenda normales ajo e mbrojtësit anësor i cili në disa fraksione të lojës mbeti edhe i dëmtuar nga dyluftimet e ashpërta. Kundërshtari i tij i drejtpërdrejt, Tosic, në disa raste i është shmangur me lëhtësi tentativave të Micit për të thyer aksionet duke mos bërë dot më tepër.  Në vendin e tij Daja hodhi Alitin për pjesën tjetër të mbetur të lojës.

VANGJELI: Nota 7.9 . Më i miri në fushën e lojës për ekipin e Skëndërbeut. Jo pak herë Kristi Vangjeli ka bërë edhe rolin e mesfushorit për të shtyrë skuadrën e tij përpara. Madje në të paktën dy raste ai ka rrezikuar seriozisht portën kundërshtare me goditje potente. Në krah Vangjeli është i mirë pozicionuar duke thyer me shumë profesionalizëm sulmet që vinin nga Partizani i Beogradit. Ndërsa në statistikat e mundëshme, Vngjeli do të rregjistronte edhe katër triblime, 53 pasime si dhe një luftim ajrorë të fituar.
LILAJ: 6.5 ka qenë nota për mesfushorin e korçarëve. 28-vjeçari bëri një paraqitje mjaft positive në pjesën e parë. I kudo ndodhur, Lilaj po organizonte lojën së bashku me ekipin për kundërsulme të befasishme. Ndërsa në 45-minutëshin e dytë u vërejt një ritiëm më i ngadaltë për Lilajn duke u konsumuar së tepërmi minutë pas minute. Megjithatë loja e tij e ashpër dhe tepër këmbngulëse u vërejt për 90’ minutate e ndeshjes. Sipas statistikave Sabien Lilaj arriti të bëntë polt 67 pasime të sakta, katër korsime të gjata, dy faulle si dhe dy luftime ajrore të fituara. 

MUZAKA: Vlersimi nota 6.2. Disi më dobët se Lilaj u paraqit ndeshjen e mbrëmshme Gjergji Muzaka. Një orientim jo i duhur e ka shoqërruar mesfushorin e Skëndërbeut përgjatë gjihë 90’ minutëshit të lojës. Kjo gjë ndikoi edhe në paraqitjen e Muzakës duke mos dal plotësisht në lojën e tij të shpejt nga krahët.
TAKU: Nota 6.1. Mesfusha e Skëndërbeut vuajti shumë. Kjo u vu re kryesisht edhe në lojën e Takut. Së bashku me Lilaj dhe Muzaka , edhe ai pati luhatjet e tij gjatë zhvillimit të ndeshjes. Dukej se mesfusha në rastin e sulmit shytynte shumë pak dhe topat dërgoheshin të pasaktë në zonën e kundërshtarit ndërsa tërheqja e tyre bëhej e menjëherëshme duke e luftuar sulmin e e Partizanit më tepër në mbrojtje sesa në repartin e tyre. 

GAVAZAJ: Është  mjaftuar me notën 5.9 sulmuesi i krahut të djathtë. Mes shumë përpjekjesh për të depërtuar në zonën e kundërshtarit, Gavazaj e kishte të pamundur finalizimin e aksionit. Mbështetja e tij nga mesfusha ishte e pamjaftueshme ndërsa kombinimi me lojtarët e tjerë të sulmit thuajse ishte inekzistet.

XHEJMS: Me notën 7.0 është vlersuar sulmuesi i tjetër i Skëndërbeut. Pothuajëse të gjiotha rastet e arta kalonin nga këmbët e Xhejms por afrikani vuante pjesën e finalizimit. Disa topa të humbur, disa të tjerë të thyer nga mbrojtja dhe pjesa tjetër ishin vetëm tentative boshe. Ndonëse përpjekja maksimale e sulmuesit anësor nuk mungoi gjatë gjithë ndeshjes, ishte e pamjaftueshme për të arritur rezultat.
SNOUE: 5.7 me hatër. Qendërsulmuesi arriti të realizoi lojën më të dobët pas portierit Shehi. Gjithses dy gjuajtje drejt portës por asnjëra në drejtim të saj. Shumë pak për most ë thenë aspak e mjaftueshme kjo gjendje për një qendërsulmues. çdo rast i mundëshëm nuk është shfrytëzuar nga Snoue duke mos qenë asnjëherë rrezik për portën e mbrojur nga Stojkoviç.
Zvensësuesit e hedhur në fushë për pak minuta arritën të marrë këto nota: ALITI(5.9) , NESPOR(6.1) dhe SAHITI po me (6.1).

Në përfundim të takimit tekniku Ilir Daja u shpreh i kënaqur nga loja e skuadrës dhe se humbja erdhi për shkak të gabimeve nga ana e Skëndërbeut. Për trajnerin Daja kundërshtari ishte me po të njejtat ritme si Skëndërbeu dhe marrja e të paktën 1 pike ishte e arritëshme, por fati deshi ndryshe.

Përgatiti: Armend Pire  – SHQIPËRIA.CH

About the author