You are here
Home > Futboll Bota > Çmenduri! Anglia luan me Kosovën në shtator, sot nxjerr njoftimin: U shitën të gjitha biletat!

Çmenduri! Anglia luan me Kosovën në shtator, sot nxjerr njoftimin: U shitën të gjitha biletat!

Kosova do të përballet në transfertë ndaj Anglisë, në datën 10 shtator. Një ditë e largët për të mbërritur deri në këtë përballje, por jo për interesimin e biletave. Anglezët kanë njoftuar së fundmi se të gjitha biletat janë shitur shumë muaj përpara kohës.

Për herë të parë “tre luanët” do të luajnë në stadiumin e ekipit të Southamptonit. “Faleminderit për mbështetjen e pabesueshme. “Tre luanët” do të luajnë në shtëpinë e mbushur plotë për kualifikueset UEFA Euro 2020 kundër Kosovës”, shkruhet në faqen zyrtare të Anglisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top