You are here
Home > Kombëtarja > Cirk, Shqipëria si askush në botë! Italianët mbrojnë Panuçin: E hoqën për Strakoshën

Cirk, Shqipëria si askush në botë! Italianët mbrojnë Panuçin: E hoqën për Strakoshën

Panuçi u largua nga drejtimi i kombëtares shqiptare, pas asaj humbje që mori ndaj Turqisë me rezultatin 0-2. Shumë çështje plasën te Kombëtarja që në grumbullim, mes tyre edhe ajo e Thomas Strakoshës.

Disa prej mediave italiane e kanë marrë në mbrojtje teknikun e tyre, duke u shpreh se shkarkimi i Panuçit erdhi për shkak të përjashtimit që i bëri Strakoshës. Kjo nisur nga fjalët që trajneri tha pas ndeshjes me Turqinë në konferencë: “Shqipëria është i vetmi vend në botë ku kërkohet të dilet kundër rregullave. Këtu është si një cirk”, ka thënë Panuçi.

Megjithatë e vërteta është krejtësisht e kundërt nga ajo që media italiane raporton, pasi e gjithë Kombëtarja e ka mbështetur Panuçin në vendimin për të përjashtuar Strakoshën, pasi mbi të gjitha disiplina dhe Kombëtarja vjen para të gjithave. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top