Cikalleshi rikthehet titullar me fitore tek Osmanlispor..

Sulmuesi i kombëtares sonë është rikthyer në fushën e blertë pas rikuperimit nga dëmtimi. Në javën e 13-të të kampionatit turk Cikalleshi e ka nisur titullar me ekipin e Osmanlisporit. Sulmuesi duket se është në gjendje të mirë fizike pas dëmtimit që e detyroi të mos marr pjesë në miqësoren me Turqinë. Për 27-vjeçarin kanë qenë në dispozicion 75′ minuta lojë me pas është zvendësuar. Osmanlispori arriti një fitore 2-0 në shtëpi duke u larguar nga fundi i tabelës së klasifikimit.

Përgatiti: Armend Pire  – SHQIPËRIA.CH 

About the author