You are here
Home > Futboll Bota > “Champions League” luan çerekfinalet e fundit, nuk mungojnë lojtarët shqiptarë

“Champions League” luan çerekfinalet e fundit, nuk mungojnë lojtarët shqiptarë

Ditën e sotme luhen dy sfidat e mbetura të çerekfinaleve të kompeticionit më bukur në botë, “Uefa Champions League”, ajo mes Manchester City përballë Totenham dhe Porto kundër Liverpulit.

Pikërisht në këto ndeshje do të përcaktohen edhe dy gjysëmfinalistet e radhës, teksa priten edhe surpriza, mjafton të kujtojmë kualifikimin e Ajaksit mbrëmjen e shkuar, që i tregoi të gjithëve se çdo të thotë pasion për futbollin.

Në këtë fazë të Ligës së Kampioneve nuk kishte si të mungonin edhe pjesëmarrja e lojtarëve shqiptarë, ku mund të përmendim portierin e përfaqësueses së Kosovës, Arjanet Muriçiç që është në rradhët e Manchester City-t dhe Xherdan Shaqirin i cili luan me klubin e Liverpulit.

Gardiani dardanas është grumbulluar edhe në ndeshjen e sotme qē do të kenë qytetarët, ndërsa konkurrenca për të është rritur edhe më shumë pas rikuperimit të Bravo./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top