You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Çfarë sulmuesi! Shqipëria U-21 fiton pastër, Uellsin e mundim edhe vetëm me Brojan e Chelseat

Çfarë sulmuesi! Shqipëria U-21 fiton pastër, Uellsin e mundim edhe vetëm me Brojan e Chelseat

Shqipëria U-21 ka marrë një tjetër fitore në miqësore ndaj Uellsit, duke ia dalë në shifrat 3-1. Fillimisht do të ishte Emiliano Bullari që hapi spektaklin e golave me realizimin në minutën e 8, duke shtyrë topin në rrjetë pas shtyllës së Kallakut.

Për të kaluar në realizimin e Esat Malës, që do të dyfishonte shifrat në të 14-tën me pasimin fantastik që mbërriti sërish nga Sherif Kallaku. Ky i fundit i përket një kalibri të lartë, ndërsa luan në Superiore.

E si mund të mungonte sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, në listën e golashënuesve? Në minutën e 69 do të vinte edhe realizimi i Brojës, për të vulosur një fitore që shërben si një dritë në fundin e tunelit për Shqipërinë, pas shumë rezultatesh negative të marra nga Kombëtarja A. Goli i vetëm i miqëve erdhi me penallti në fundin e takimit. /Shqiperia.ch/

Shqipëri-Uellsi (U-21) 3-1 (Bullari 8′, Mala 14′ Broja 69′)

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top