You are here
Home > Futboll Bota > Çfarë rrëfimi nga Xhaka: Lihshtajneri na shpëtoi te festimi, “infektuam” Witsel dhe në Arabinë Saudite

Çfarë rrëfimi nga Xhaka: Lihshtajneri na shpëtoi te festimi, “infektuam” Witsel dhe në Arabinë Saudite

Festimi i futbollistëve shqiptarë të Zvicrës ndaj Serbisë, do të ngelet mes kornizave të historisë në Botërorinë e Rusisë. Një festim që do të komentohej gjerësisht, e ku do të përfshiheshin shumë shtete. Në Zvicër një gjë e tillë nuk u pëlqye aspak, pasi vëmendja kaloi edhe nga Shqipëria.

Granit Xhaka, një prej protagonistëve të asaj skene, është rikthyer për të komentuar gjerësisht atë që ndodhi. Një rrëfim që nuk ka nevojë për më shumë tejzgjatje, teksa së fundmi futbollisti i Arsenalit ka treguar gjithçka rreth përjetimit të asaj që ndodhi dhe sesi rrodhi ngjarja pas atyre shqiponjave të formuara nga ana e lojtarëve të Zvicrës. “Shqiperia.ch” është media e parë sportive, që sjell për lexuesit e saj këtë intervistë:

“Shqiponja është fjala e vitit në Zvicër? Faktikisht, doja ta postoja fillimisht në “Instagram” këtë sondazh, por më pas e lashë. (Qesh) Sa i përket festimit ndaj Serbisë, kishim edhe kapitenin Lihshtajner atje bashkë me ne, për të bërë shqiponjën. Qëndronte ende atje te tifozët. (Qesh) Për të qenë të sinqertë, ai na shpëtoi disi. Nëse nuk do e kishte bërë atë gjë, atëherë gjërat do të shkonin ndryshe. Lihshtajner ka treguar një solidaritet të pabesueshëm.

80% e popullsisë zvicerane nuk munden ta kuptonin atë festim. Jo vetëm ata, por shumica e njerëzëve pa kritikuar askush. Është e vështirë të kuptoni disa gjëra të caktuara. Pas takimit ndaj Serbisë, kam marrë shumë kërcënime edhe për familjarët e mi në rrjetet sociale. Por këto janë gjëra që duhet t’i mendosh para se t’i futesh kësaj bote, të jesh fillimisht i fortë mëndërisht. Sepse ju lexoni herë pas herë disa gjëra të pavlera, ashtu si edhe unë.

Fillimisht te Zvicra kemi qeshur kur kemi parë festimet ndaj Serbisë. Vërtetë! Menjëherë pas saj një lojtar nga Arabia Saudite bëri shqiponjën, Witsel e bën prej vitesh. Dhe kur merr pastaj videot e dërguara nga miqtë: “Shiko, ky lojtari e bëri shqiponjën dhe luan në ligën e dhjetë”. Ka shumë njerëz që e kanë marrë lehtë një gjë të tillë, e të tjerë që nuk anashkalohen.

Kjo është jeta e një futbollisti, nuk është asnjëherë aq e lehtë sa duket. Unë përpiqem të jem i vërtet gjatë gjithë kohës, por shumica në botën tonë shtiren për jetën e tyre. I vërtet je vetëm pasi mbyll derën me çelës te shtëpia dhe gjendesh pranë familjes tënde. Gjithë pjesa tjetër duhet të kalojë mes buzëqeshjeve pranë njerëzve”, u shpreh Granit Xhaka. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top