You are here
Home > Futboll Bota > Çfarë rekordi! Mesfushori i Shqipërisë vetëm 22-vjeç, i japin shiritin e kapitenit në Danimarkë

Çfarë rekordi! Mesfushori i Shqipërisë vetëm 22-vjeç, i japin shiritin e kapitenit në Danimarkë

Një rekord dhe vlerësim më vete për Ylber Ramadanin, që ka mbajtur shirtin e kapitenit te Vejle. Megjithëse vetëm një miqësore për ekipin danez, triumfi është arritur ndaj rumunëve të Constanta me rezultatin 0-1 gjatë mesditës së sotme.

Vetë futbollisti ka publikuar foton para nisjes së takimit, atje ku shihet edhe me shiritin e kapitenit në krahun e tij. Ramadani është pjesë e Shqipërisë së Panuçit, ndërsa shpeshherë ka ndihmuar edhe Shpresat e Bushit.

Duke parë moshën e tij, vetëm 22-vjeç, padyshim që është një rekord sa i përket lojtarëve shqiptarë. Por asgjë nuk është e rastësishme, pasi Vejle drejtohet nga trajneri Sormani. Ky i fundit më parë ka drejtuar Partizanin, atje ku ka punuar me Ramadanin për herë të parë, e pas largimit drejt Danimarkës e mori menjëherë në skuadrën e re. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top