You are here
Home > Futboll Bota > Çfarë “përrallë” e bukur! Armando Sadiku në Spanjë, do të jetë për Barcelonën

Çfarë “përrallë” e bukur! Armando Sadiku në Spanjë, do të jetë për Barcelonën

Ditën e djeshme është luajtur sfida midis Levantes dhe Gironës, e vlefshme për javën 18 të kampionatit spanjoll. Përballje kjo që përfundoi me rezultatin 2 me 2, ku pavarsisht se pati katër gola, në këtë sfidë nuk pati fitues.

Ajo çka përbën lajm, është se më në fund është rikthyer Armando Sadiku. Në këtë ndeshje nuk mundi të luante, pasi mjekët e skuadrës së Levantes këshilluan në minutën e fundit që të mos ishte i gatshëm për trajnerin e tij, por duke e siguruar nga ndeshja e rradhës.

Për këtë arsye, i munguari Sadiku e pa këtë përballje nga tribuna. Ajo që mund të theksojmë është se Sadiku është rikuperuar plotësisht dhe pritet që pak ditë më pas të ketë disa minuta kundër Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për Cupa del Rey, që do të ketë skuadra e tij e Levantes.

Në më shumë se 7 muaj, sulmuesit të Kombëtares duket se i është rikthyer buzëqeshja, pasi ka hedhur prapa një nga dëmtimet më të rënda në karrierën e tij. Nga ana tjetër edhe trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi ka filluar të fërkojë duart, pasi po shikon të gjithë ata legjionarë i kanë munguar kuqezinjve për një kohë të gjatë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top