You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Çfarë Kosovë e magjishme! Danimarka përtyp fjalët, kokëulur nga “Fadil Vokrri”

Çfarë Kosovë e magjishme! Danimarka përtyp fjalët, kokëulur nga “Fadil Vokrri”

95′ Mbyllet gjithçka. Kosovë-Danimarkë 2-2.

91′ Pas gabimit të Rrahmanit, Hobjerg e ka dërguar topin në rrjetë përballë Ujkanit. Kosovë-Danimarkë 2-2.

90′ Një tifoz shqiptar hyn në fushë për Eriksen, në fund edhe shqiponja prej tij.

87′ Kjaer dërgon topin në rrjetë, por anulohet goli për faull ndaj Ujkanit.

85′ Danimarka organizon lojën dhe sulmet për të kërkuar barazimin, por pa e kërcënuar portën e Kosovës.

75′ Tifozët me telefon në dorë duke dhuruar spektakël dritash, në korr: “Kush nuk kërcen, nuk është shqiptar”.

65′ Vetëm tre minuta zgjat barazimi i Danimarkës. Pas pasimit të Zenelit, Celina e ka dërguar topin në rrjetë nga brenda zonës. Kosovë-Danimarkë 2-1.

62′ Gabimi fatal i Shalës, i jep një penallti Danimarkës. Eriksen shënon nga pika e bardhë. Kosovë-Danimarkë 1-1.

60′ Trajneri i Danimarkës dorëzohet, në fushë Eriksen, Dolber dhe Kjaer.

50′ Kosova e vazhdon atje ku e la. Dominim edhe në 10 minutat e pjesës së dytë.

46′ Nis pjesa e dytë.

45′ Mbyllet “stërvitja” e parë. Kosovë-Danimarkë 1-0.

42′ GOL Pas krosimit fantastik të Alimit, Rrahmani ka fluturuar mbi kundërshtarin, duke dërguar topin në rrjetë. Kosovë-Danimarkë 1-0.

39′ Danimarka humbet mundësinë më të mirë. Jorgensen i vetëm përballë portierit, e dorëzon topin në duart e Muriq edhe nga humbja e ekuilibrit.

27′ Rasti i parë i rrezikshëm. Muriq i afrohet golit pas një gjuajtje fantastike nga limitet e zonës, ndërsa topi shkon ngjitur me shtyllën. Sulmuesi nuk i beson ende syve.

25′ Loja përqëndrohet më shumë në mesfushë. Mungojnë ende gjuajtjet drejt portës.

19′ Tjetër moment i vështirë te Kosova. Pas një krosimi nga goditja e këndit, dalja jo shumë e sigurtë e Muriq shkakton frikë te dardanët.

15′ Vjen gabimi i parë nga ana e portierit Muriq në dalje, por fatmirësisht Eriksen nuk arrin të përfitoj.

10′ Futbollistët e Danimarkës nuk duken ende askund. Duke marrë zemër edhe nga mbështetja e madhe e tifozerisë, janë lojtarët e Kosovës që kontrollojnë lojën.

5′ Lojën e kontrollon Kosova në 5 minutat e para. Danimarka është e mbyllur mbrapa, duke pritur kundërshtarin.

1’ Nis takimi. Topin e parë e shkelmojnë miqtë.

Minutë pas minute

Para ndeshjes

Kosova është duke u përballur ndaj Danimarkës, në takimin miqësor që sapo ka nisur. Dardanët do të kërkojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive, për të mos e njohur shijen e humbjes. Nga ana tjetër, niveli i fortë i Danimarkës premton një ndeshje të fortë dhe të rrezikshme, pasi flitet për një kalibër të lartë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top