You are here
Home > Futboll Bota > Çfarë ëndrre po përjetojnë! Mos u habisni nëse lënë pas Francën, Turqia ka edhe Van Dijkun

Çfarë ëndrre po përjetojnë! Mos u habisni nëse lënë pas Francën, Turqia ka edhe Van Dijkun

Të gjitha statistikat flasin për një “hirushe” të këtyre kualifikueseve të Europianit, Turqia. Fillimisht të gjithë i morrën lehtë, duke folur për një rënie të formës ndër vite.

Por në drejtimin e Gunesh, kjo Kombëtare është thjeshtë e pamposhtur. Në grupin tonë ka statistikat perfekte pas tre ndeshjeve të luajtura, duke grumbulluar 9 pikë dhe për më tepër golavazhi: (8-0).

Pra 8 gola janë shënuar nga turqit dhe asnjë nuk është pësuar, për të treguar se funksionojnë në çdo repart. Fitorja e sotme ndaj Francës me rezultatin 2-0, ishte surpriza më e madhe e mbrëmjes. Për më tepër, francezët nuk goditën asnjëherë në portë dhe kjo nuk kishte ndodhur që prej 10 vitesh.

Të gjithë mediat europiane janë duke folur për Turqinë dhe ëndrrën që po përjeton. Në një stadium të tejmbushur, mundën kampionen e botës dhe entuziazmi ka prekur kulmin. Gjithashtu një tjetër detaj për t’u theksuar, është se në mbrojtjen e kësaj Kombëtare gjendet edhe Merih Demiral. I quajtur ndryshe edhe si “Van Dijku i Turqisë”, lojtari i Sasuolos ka qënë i pakalueshëm edhe ndaj Francës. Në kushte të tilla, nuk do të ishte shumë jashtë llogjikës nëse Franca do të arrinte në vendin e dytë në fundin e kualifikueseve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top