You are here
Home > Kombëtarja > Çfarë dite sot! Mos e humbisni Brojën me kuqezinjtë U-21, Kosovën U-21 dhe Shqipërinë e madhe

Çfarë dite sot! Mos e humbisni Brojën me kuqezinjtë U-21, Kosovën U-21 dhe Shqipërinë e madhe

Një ditë fantastike kjo e sotmja për tifozët shqiptarë, që mund të shijojnë shumë takime emocionuese. Axhenda është e ngjeshur dhe gjithçka nis në orën 15:00, atje ku Shqipëria U-21 do të luajë edhe një tjetër miqësore me Uellsin.

Vetëm para dy ditësh i mundëm me rezultatin 2-1, por ishte programuar që në fillim një tjetër përballje. Me interes të lartë pritet të shihet sulmuesi Armando Broja, që i ka ngritur entuziazmin e tifozëve shqiptarë për të ardhmen. Në orën 20:30 do të jetë Kosova U-21 që ka një takim ndaj Turqisë, i vlefshëm për kualifikueset e Europianit.

Më pas në 20:00, do të jetë Shqipëria e madhe që kërkon tre pikët dhe spektaklin në fushën e lojës ndaj Moldavisë, për të harruar sadopak shijen e hidhur të humbjes me Islandën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top