You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Celina ka hesape për të larë me Guardiolën, “padrejtësia” ndaj shqiptarit shihet në Kupë

Celina ka hesape për të larë me Guardiolën, “padrejtësia” ndaj shqiptarit shihet në Kupë

Bersant Celina zotëron aftësi të jashtëzakonshme dhe këtë po e tregon në çdo javë me ekipin e Swansea. Talenti shqiptar nuk di vetëm të shënojë, por edhe të dhuroj magji për spektatorët në fushë.

Duke dribluar gjithë kundërshtarët dhe realizime nga distanca të largëta, praktikisht Celina ka arritur të shënojë me të gjitha mënyrat. Tashmë është ylli kryesor i skuadrës angleze në “Championship”, që në FA Cup do të ndeshet me Manchester Cityn.

Sa shumë që ka për t’u diskutuar në këtë përballje, sidomos nga ana e Bersant Celinës. Ky i fundit ka thënë më parë se do i tregonte Guardiolës se kishte gabuar me të, nëse do i jepej mundësia e përballjes. Tani e ka një të tillë, pasi futbollisti i Kosovës ka kaluar 6 vite me të rinjtë e Cityt. Në momentin që Guardiola erdhi në pankinën e skuadrës së njohur, vendosi largimin e Celinës në mënyrë të habitshme pasi këtij trajneri i pëlqejnë së tepërmi të rinjtë e talentuar dhe shqiptar ishte i tillë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top