You are here
Home > Kombëtarja > Bushi i përgjigjet kritikave të Prekazit: Ishim më mirë se Kosova, Reja tashmë i ka sytë nga “Shpresat”

Bushi i përgjigjet kritikave të Prekazit: Ishim më mirë se Kosova, Reja tashmë i ka sytë nga “Shpresat”

Shqipëria U-21 ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Kosovës U-21. Tafa dhe Mucolli ishin autorët e golave për këtë fitore.

Por shumë kritika kishte për lojën e bërë nga kuqezinjtë sa i përket trajnerit të Kosovës U-21, Rafet Prekazi. Nga ana tjetër, në konferencën e sotme për shtyp atje ku ka dalë Alban Bushi, ky i fundit është shprehur se Shqipëria ishte ajo që dominoi lojën.

“Mendoj se kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Këtë herë kishim më shumë kohë përgatitje dhe jo 3-4 ditë si më parë. Kosova është ekip i fortë. Lojtarët kanë luajtur pak minuta në ekipet e tyre dhe prandaj kishte pak rënie fizike në pjesën e dytë. Ne u përpoqëm që të vendosnim lojtarët më në formë.

Nëse Prekazi e ka parë ndeshjen me qetësi, e kemi dominuar ne. Kosova ka pasur vetëm dy raste për gol dhe vetëm në minutat 55-70, që ka mbajtur topin, jo se ka bërë raste. Ne kishim më shumë raste se Kosova. Ne shkonim me pasime të shkurtra te porta e kundërshtarit, por njëkohësisht duke përdorur edhe Brojën si pikë e fortë. Të gjitha topat duhej të përfundonin te ai. Hapi fals i vetëm i joni ishte ajo me Andorrën, që nuk na falej.

Gjithashtu edhe me Turqinë mund ta fitonim. Nuk na rrezikuan fare. Futbollit nuk i dihet, mund të dalim në vendin e dytë ose mund të rrimë kaq pikë sa jemi. Të fitosh një lojë futbolli është njësoj pavarësisht kundërshtarit.

T’i lodhesh dhe ka një adrenalinë që t’i shpërthen dhe zbraz emocionet. Unë dua të fitoj edhe në kalceto pavarësisht se kam përballë vëllain tim. Unë nuk kam pasur kurrë presionin për punën time, por nuk do të ishte çudi që të vendosja vetë për largimin apo qendrimin tim pas Kosovës. Tani Kombëtarja A po sheh gjithmonë te Shpresat.

Shikoni, ne barazuam me Turqinë në transfertë. Pastaj mundëm dy herë Uellsin në miqësore, Në ndeshje tjetër zyrtare për ne ishim me 8 lojtarë mangut, pasi shkuan edhe te Kombëtarja A”, ka thënë Bushi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top