You are here
Home > Kombëtarja > Bushi dhe Panuçi vuajnë për një futbollist të tillë, Shqipëria fiton në mbrojtje falë Bogdanit

Bushi dhe Panuçi vuajnë për një futbollist të tillë, Shqipëria fiton në mbrojtje falë Bogdanit

Problemi kryesor i Shqipërisë së parë dhe Shpresave tona, është padyshim mbrojtja. E ka pranuar Panuçi, por edhe Alban Bushi.

Këto kohë po prodhohet pak në mbrojtje dhe ky është parë si problemi kryesor i Kombëtares sonë. Megjithatë, situata duket se ka një zgjidhje, për të mendon Bogdani. Nga U-19 vjen siguria në prapavijë. Marash Kumbulla quhet dhe një ndeshje që prek perfeksionin ishte ajo e bërë ndaj Ukrainës në ditën e sotme.

Këta të fundit kanë “vjedhur” një fitore në Niko Dovana, duke dalë me 3 pikë me të vetmin rast që patën në portën tonë. Asnjë mundësi tjetër për kundërshtarët, që përpara tyre kishin një mur të vërtetë, ndërsa Kumbulla nuk e linte të diskutoheshin aftësitë e portierit të kuqezinjve, duke mbyllur çdo aksion të kundërshtarit. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top