“Burgu” i Strumicës, shikoni ku do të luajë kombëtarja, në pritje të vendimit të UEFA-s

Presidenti Duka pranon se ende s’është humbur shpresa: “Nuk i ofron kushtet, por nëse merret vendim të luajmë, do ta respektojmë. Rëndësi ka fitorja për ne”

Më 1 korrik, federata shqiptare e futbollit doli me një deklaratë zyrtare në lidhje me problemin e vendit të zhvillimit të ndeshjes zyrtare eliminatore kundër Maqedonisë, për Botërorin “Rusi 2018”. Federata maqedonase e futbollit nxitoi për të zyrtarizuar një fshat që ndodhet në kufi me Bullgarinë dhe ku janë vetëm maqedonas dhe asnjë minoritet shqiptar.

Menjëherë sapo është vendosur stadiumi “Mladost”, FSHF ka realizuar edhe korrespondencën e duhur dhe të menjëhershme zyrtare me UEFA-n. Ja edhe komunikata për shtyp: “FSHF u është drejtuar vetë homologëve maqedonas në fillim të muajit qershor në lidhje me vendin e zhvillimit të ndeshjes. Përpos kësaj, nisur edhe nga rrethanat e një ndeshjeje delikate, UEFA ngriti një grup inspektimi të sajin për të parë edhe stadiumin e Strumicas, një impiant që nuk përputhet aspak për standardet ndërkombëtare të zhvillimit të ndeshjes eliminatore zyrtare.

Pas inspektimit të grupit të punës, UEFA vendosi që për arsye sigurie ndeshja zyrtare eliminatore e shtatorit Maqedoni-Shqipëri të luhet në stadiumin e Strumicas, dhe jo në Shkup, pasi në argumentin e tyre ata kishin më shumë primare garancinë e sigurisë për tifozët, gjë për të cilën ishin më shumë të sigurt në Strumica, se sa në Shkup, në stadiumin “Filipi i 2-të”. FSHF i është drejtuar vetëm para pak ditësh Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s për këtë shqetësim, më pas edhe Drejtorisë për Sigurinë e Stadiumeve në UEFA, ku i përcolli edhe shqetësimin në lidhje me këtë vendim, për zhvillimin e ndeshjes në një impiant që nuk i plotëson standardet ndërkombëtare, por sipas korrespondencës dhe pas inspektimit u vendos që për arsye sigurie të luhet atje”. Por, deri tani, gjithçka ka rënë në një vesh shurdh.

Kështu, në prezantimin e Kristian Panuçit si trajner të Shqipërisë, që do të drejtojë kuqezinjtë pikërisht në këtë ndeshje delikate, për vendin e tretë, presidenti Duka ka sqaruar dhe se ende s’është marrë asnjë vendim zyrtar nga UEFA.

“Kemi kundërshtar që ndeshja të luhet në Strumica por nëse UEFA vendos përfundimisht të luajmë atje, do ta respektojmë vendimin. Nuk besoj se ofron sigurinë e duhur për ne, megjithatë ende nuk është marrë një vendim përfundimtar”. Skuadrat shqiptare që militojnë në kampionatin maqedonas dhe tifozët e tyre shpesh kanë qenë pre e thirrjeve diskriminuese dhe precedentët nuk janë aspak pozitivë. Edhe pse nuk thuhet drejtpërdrejtë ekziston rreziku që edhe Shqipëria të përballet me një klimë jo normale, çka kuptohet edhe në urimin e Dukës.

“Është e rëndësishme që skuadra të shkojë të luajë futboll atje dhe të arrijmë objektivin kryesor që është fitorja e ndeshjes”.

Qyteti nacionalist me skuadrën e financuar nga Pandev

160 km është gjatësia e rrugës nga aeroporti i Shkupit në Strumica. Më shumë se rruga e lejuar nga UEFA për ndeshjet kombëtare. Rruga është shumë e ngushtë. Një rrugë jo funksionale e pakontrolluar nga UEFA, sepse ndryshe nuk do të kishin marrë këtë vendim. Realiteti kur futesh në stadium është i hidhur. Qyteti është pothuajse në Bullgari. 93 për qind e popullsisë 100 mijë banorësh është maqedonase, ndërsa pjesa tjetër me kombësi turke. Një qytet, çuditërisht pa shqiptarë! Herë bullgar e herë jugosllav, tani pjesë e Maqedonisë. Me tre skuadra futbolli, tani qyteti përfaqësohet në Kategorinë e Parë nga një ekip. Akademia Pandev. Një skuadër, pronari e të cilës është Goran Pandev.

Inspektimi suedez dhe qeni në kolibe…

Maqedoni-Shqipëri do të luhet në stadiumin e Strumicës, teksa ditën e pardjeshme, në po këtë impiant të vjetër, ka zbritur në fushë kampionia e Maqedonisë, Vardari, përballë kampiones së Suedisë, Malmoes, duke arritur një sukses të rëndësishëm 3-1 dhe kualifikuar për në turin e tretë. Por, shtypi suedez, në inspektimin e bërë në stadiumin “Mladost”, ajo që vuri re ishte një situatë qesharake por edhe tepër absurde! Jashtë stadiumit ndodhej kolibja e një qeni që ruante këtë impiant.

Mediat suedeze kanë patur plot kritika në adresë të UEFA-s, e cila ka lejuar që ndeshjet evropiane të luhen në këtë stadium. Ato habiten me fushën, kualitetin e barit, hapësirën ku do të vendosen mediat dhe të tjera detaje jo pak të rëndësishme. UEFA herë pas here ka inspektuar stadiumin në fjalë, teksa pas kritikave të suedezëve mund edhe të marrë një vendim kundër zhvillimit të sfidës Maqedoni-Shqipëri në këtë stadium, të cilin mediat shqiptare e quajtën si “Burgu i Strumicës”. Sakaq, sipas reportazhit të RTSH-së, stadiumi është pronë private dhe federata maqedonase duhet të paguajë për të luajtur ndaj Shqipërisë… /Sportekspres

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply