You are here
Home > Futboll Bota > Buka u jepej edhe skllevërve! Fjalët e mëdha të Bushit, i vënë kapakun historisë Durmishaj

Buka u jepej edhe skllevërve! Fjalët e mëdha të Bushit, i vënë kapakun historisë Durmishaj

Fiorin Durmishaj morri një vendim të guximshëm në karrierën e tij, duke vendosur të lërë Shqipërinë, për t’iu bashkuar Greqisë. Padyshim që flitet për zgjedhjen më të keqe të mundshme, të një lojtari të ri që ende nuk e kupton vendimin e ndërrmarë dhe pasojat e tij. Nga ana tjetër, Alban Bushi ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat greke gjatë ditës së djeshme, duke folur më hapur se kurrë.

“Shqiperia.ch” e ka publikuar më parë gjithë intervistën e plotë të trajnerit të Shqipërisë U-21, por mes gjithë atyre fjalëve, ajo që duhet të risillet në vëmendje dhe lë vënd për trajtesë, ishte: “E di shumë mirë se ku e kanë ngrënë bukën disa lojtarë(referuar Greqisë), por ata kanë zemër shqiptari”.

Pikërisht këtu i vihet kapaku gjithë lojtarëve që bëjnë zgjedhje të ngjashme, që fillimisht nuk janë në gjendje të njohin vetveten e tyre. Jemi në vitin 2019 dhe në raste të tilla, na vjen në kujtesë një “skllavëri moderne”. E thënë më thjeshtë, disa njerëzve që iu jepet baza ushqimore për të mbijetuar, e këta të fundit që duhet të bëjnë gjithçka që puna e pronarëve të ecë sa më mirë.

Origjina është gjëja e fundit që duhet të mendojnë, përpara një realiteti i ri dhe të huaj, ku duhet të luftojnë për të. Atëherë, çfarë ndryshon më shumë në rastin Durmishaj? Pavarësisht të gjithave, aftësive dhe vlerave që ky sulmues mund t’i jap helenëve, për këta të fundit do të jetë gjithmonë…”shqiptari”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top