You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Broja paralajmëron golin tjetër ndaj Uellsit: E bëj për babin, Shqipërinë sepse kam gjakun

Broja paralajmëron golin tjetër ndaj Uellsit: E bëj për babin, Shqipërinë sepse kam gjakun

Sulmuesi i Chelseat dhe që ka rrëmbyer zemrat e tifozëve shqiptarë, Armando Broja, paralajmëron një tjetër gol me Shqipërinë U-21 ndaj Uellsit. Takimi do të luhet në ditën e sotme në orën 15:00, ndërsa dy ditë më parë fituam me rezultatin 2-1, falë dopietës së Brojës.

Në prononcimin për mediat pas ndeshjes, sipas asaj që raporton “Sportekspres”, lojtari i Shqipërisë U-21 ka paralajmëruar një tjetër gol ndaj Uellsit që do t’ia dedikojë babait të tij, ndërsa nuk ka lënë pa komentuar edhe zgjedhjen e kuqezinjve.

“Më ka thirrur Shqipëria e para, edhe thashë po vij pasi mami e babi im jetojnë këtu, kanë lindur këtu. Thashë po vij me Shqipërinë se këtu më kanë lindur prindërit, këtu është vendi ku kam gjakun. Thashë ta provoj me Shqipërinë.

I pashë familjarët e mi që ishin në stadium dhe janë shumë të kënaqur. Babi më tha të lumtë, por pastaj më ngacmoi: ‘ku ishte ai goli i tretë?!”. Normalisht unë qesha. E gjithë familja është gëzuar. Golat ia dedikoj mamit. Nuk erdhi në stadium, por për të i kam bërë golat. Të dy. Herë tjetër, të martën, ndonjë gol për babin”, ka thënë Broja. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top