You are here
Home > Kombëtarja U-19 > Broja i Chelseat shënon për Shqipërinë, Maqedonia del me barazim dhe shumë fat

Broja i Chelseat shënon për Shqipërinë, Maqedonia del me barazim dhe shumë fat

Shqipëria U-19 është ndeshur ndaj Maqedonisë U-19, në një takim miqësor që u zhvillua në Korçë. Rezultati është mbyllur në barazim 1-1, ndërsa kuqezinjtë ishin deri në minutën e fundit në kërkim të fitores.

Të parët në avantazh do të kalonin miqtë gjatë pjesës së parë, duke krijuar jo pak vështirësi. Megjithatë kuqezinjtë arritën të merrnin kontrollin e lojës, duke e kërkuar me ngulm golin e barazimit. Një gjë e tillë u arrit në minutën e 57, falë golit të sulmuesit të Chelseat, Armando Broja.

Pas një pasimi të bukur që erdhi nga mesfusha, Broja nuk ka gabuar përballë portierit. Një paraqitje shumë e mirë e këtij lojtari, që ka shkëlqyer në fushën e lojës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top