You are here
Home > Kombëtarja > “Binjaku” i Eros Grezdës fiton dashurinë te Rangersi, falë spektaklit ndaj ekipit që eliminoi Prishtinën

“Binjaku” i Eros Grezdës fiton dashurinë te Rangersi, falë spektaklit ndaj ekipit që eliminoi Prishtinën

I quajtur ndryshe edhe si “binjaku” i Eros Grezdës, Borna Barisiç, ka larguar disi urrejtjen te tifozët e Rangersit për të fituar dashurinë e tyre. Skuadra skoceze ka mundur me rezultatin 4-0 në transfertë St Joseph, ekipin nga Gjibraltari që mbërriti deri në këtë fazë pasi më herët kishte eliminuar Prishtinën.

Goli i parë që do të hapte dhe rrugën e fitores, do të vinte pas një krosimi në perfeksion të Barisiç, që ka bërë një lojë me nivel shumë të kënaqshëm. Sigurisht që kjo e ndikuar dhe nga niveli i rivalit, që nuk mund të konsiderohet si tërësisht profesional.

Sa i përket ngjashmërisë së madhe me Grezdën, Barisiç ka qënë me sulmuesin shqiptar përgjatë gjithë rrugëtimit. Për ta nisur nga Lokomotiva e Zagrebit, për të vazhduar me Osijekun dhe tani me Rangersin. Karriera e tyre është thuajse identike, madje të dy kanë kaluar moment të vështira me ekipin skocez, duke u quajtur si të tepërt nga tifozët. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top