Besnik Hasi “mahnit” grekët pas shortit të Champions League

Vetëm pak minuta pasi shorti e njohu me kundërshtarin e tij në “play off”-in e Ligës së Kampionëve, Besnik Hasi doli përpara mediave për të reaguar. Trajneri i Olimpiakosit i befasoi të gjithë me përgjigjen e tij sepse e njihte Rijekën me detaje.

Shihet qartazi që trajneri shqiptar e ka marrë seriozisht aventurën me Olimpiakosin dhe dëshiron të arrijë patjetër në fazën e grupeve të Champions-it.

“Rijeka është një kundërshtar i fortë. Prej vitesh është duke dominuar futbollin kroat dhe nuk humbet shumë ndeshje. Është një ekip që nuk pëson kurrë gola banalë dhe luan e ngjeshur në mbrojtje”.

“Shpirti i skuadrës dhe forca e grupit janë armët e tyre më të forta. Për më tepër, nga ekipi i tyre është larguar vetëm një lojtar dhe kanë ruajtur grupin. Duhet të bëjmë maksimumin në të dyja ndeshjet për t’u kualifikuar”, ka thënë trajneri Besnik Hasi.

About the author