Berisha:”Jam mirnjohës, pa De Biazin nuk do isha as në kombëtare:..

Gardiani i kombëtares sonë Etrit Berisha në një intervistë për emisionin “Zona Gol” në SuperSport është shprehur mjaft mirnjohës ish-trajnerit të tij.

I pyetur nga gazetarët për punën e De Biazit në kombëtare, Berisha ka thënë se ish-tekniku ka bërë një punë tepër të madhe me kombëtaren. Sipas numrit 1 të portës sonë pohon se të gjithë janë të kënaqur me arritjet në kohën e tij.

Ndërsa në fund Berisha pohon se pa Xhani De Biazin vendi i tij mund të ishte i diskutueshëm në kombëtare. Portieri vlerson në mënyrë mirnjohëse gjithë përkrahjen që ka marr nga ish-trajeri i kombëtares. 

Ndër të tjera Berisha ka folur edhe për dëmtimin e tij në ndeshjen kundër Everton. Gardiani shprehet se dëmtimi nuk ka qenë serioz. Pas ekzaminimeve dhe kontrolleve të mjekëve çdo gjë ka dal mirë.

Kështu, Berisha do të vijoi rregullisht përgatitjet e tij me skuadrën e Atalantës në kampionat pa asnjë problem. 
Përgatiti: Armend Pire  – SHQIPËRIA.CH 

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply