You are here
Home > Kombëtarja > Berisha paralajmëron kundërshtarin: Po stërvitemi mirë, ndaj Maltës duam fitore

Berisha paralajmëron kundërshtarin: Po stërvitemi mirë, ndaj Maltës duam fitore

Valon Berisha është shumë afër formës së tij më të mirë fizike. Mesfushori i Kosovës është rikthyer në Prishtinë për seancën e parë stërvitore pas disa aktivizimeve ne Itali me Lazion. Vet 25 vjeçari ka pranuar se dita ditës ai po e rimerr veten për të qenë sa më i gatshëm në dy ndeshjet e fundit në grupe të “Ligës së Kombeve”.

Në një prononcim për media nga stadium “Fadil Vokrri”, Berisha ka paralajmëruar kundërshtarët se ekipi i tij bashkë më trajnerin Shaland po stërviten mjaft mirë për të arriturfitore fillimisht ndaj Maltës.

“Kemi punuar mirë në stërvitje, duhet të fitojmë ndaj Maltës, që ta kemi më lehtë në shtëpi ndaj Azerbajxhanit. Duhet të bëjmë më të mirën ndaj Maltës. Ndihem mirë dhe jam afër formës më të mirë”- ka thënë Valon Berisha.

Kosova do të luaj të shtunën në transfertë ndaj Maltës ndërsa në 20 tetor do të pres Azerbajxhanin në Prishtinë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top