You are here
Home > Kombëtarja > Beqiri flet për të ardhmen e Shqipërisë: Disa klube në Europë nuk po na i japin lojtarët!

Beqiri flet për të ardhmen e Shqipërisë: Disa klube në Europë nuk po na i japin lojtarët!

Trajneri i Shqipërisë U-17, Elvin Beqiri ka zhvilluar një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjeve që të rinjtë tanë kanë për kompeticionin “UEFA Development Tournament”. Një turne i tillë do të zhvillohet nga 3 deri në 9 mars, ndërsa është i organizuar nga Federata Malteze e Futbollit.

Përballjet do të jenë ndaj vendin organizator, Skocisë dhe Danimarkës. Më konkretisht këto takime do të zhvillohen në datat 4, 6 dhe 8 mars në orën 11:00. Një nga problemet që Beqiri shtroi gjatë konferencës së sotme, ishte mos lejimi i disa lojtarëve për t’iu bashkuar kuqezinjve nga klubet e tyre përkatëse në Europë.

Deri diku e llogjikshme, pasi këto ndeshje të Shqipërisë U-17 nuk janë datat zyrtare të FIFA-s dhe klubi ka një të drejtë për mbajtjen e lojtarit.

“Në muajin mars kemi një turne që zhvillohet çdo vit, vjet është zhvilluar në San Marino ndërkohë që këtë vit do të zhvillohet në Maltë. Do të luajmë kundër Maltës si organizatore, Skocisë dhe Danimarkës. Kuptohet që këto turne na bëjnë shumë mirë sepse zhvillojmë elementin e ri që është edhe objektivi i këtyre Kombëtareve. Shpresojmë që të bëjmë më të mirën, të shofim sa më shumë elemente, sic e dini kemi thërritur element të rinj. Një muaj e gjysëm më parë zhvilluam një tjetër turne, në të cilin grumbulluam lojtarë të tjerë, për të parë sa më mirë të gjithë lojtarët.

Tani kemi turneun e dytë që zhvillojmë dhe kuptohet që do të vëzhgojmë elementët e tjerë që kemi grumbulluar. Ky turne është shumë i rëndësishëm sepse i shërben vëzhgimit të elementit të ri. Kemi thërritur disa lojtarë nga jashtë, të cilët në pamundësi për ti ndjekur të gjithë në vendet ku luajnë. Duhet të them se është fat për ne që kemi këto turne kaq të shpeshtë. Disa element nuk na janë përgjigjur pozitivisht për këto grumbullime sepse nuk janë lejuar nga klubet e tyre, si në Greqi dhe Itali, por besojmë se do të na përgjigjen në ndeshje dhe turne të tjera që do të zhvillojmë dhe kur ti kemi në dispozicion do ti shikojmë me kujdes për të përzgjedhur ato më cilësorët.

Këto data nuk janë zyrtare nga FIFA dhe është e drejta e klubeve për të mos i lënë të lirë lojtarët, por në datat zyrtare këto lojtarë do të grumbullohen. Pas turneut të parë që zhvilluam në Turqi, kemi fiksuar disa lojtarë, por sigurisht nuk janë të mjaftueshëm për të ndërtuar grupin bazë. Lojtarët kryesorë që do të na përfaqësojnë në turneun eliminator në muajin nëntor do të dalin nga puna e vazhdueshme gjatë të gjithë vitit. Na janë afruar nga shumë skaut lojtarë cilësorë, por është problemi i datave të lira dhe nuk janë lejuar nga klubet, në të ardhmen do ti shikojmë nga afër”, u shpreh Beqiri, sipas asaj që transmeton FSHF. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top