Bazeli kërkon kualifikim me “dorë” shqipëtarësh, dy të tillë sot në acarin rus

“Champions League” vazhdon magjinë e saj ditën e sotme duke luajtur aktin e dytë me 3 lojtarë shqipëtarë, megjithëse për njerin prej tyre “PO-ja” ngelet ende e vështirë, por jo e pamundur.

Jemi duke folur për Albian Ajeti dhe tek sulmuesi i klubit zvicerian, janë të përqendruar gjithë sytë e tifozave të Baselit por edhe ata shqipëtarë. Baseli sonte luan një ndeshje gati jetike, ku në rast të një triumfi në acarin rus, e sheh veten me një këmbë në fazën tjetër.

Ajeti plotësohet nga Taulant Xhaka për t’u bashkuar në misionin e vështirë të përbashkët që zvicerianët kanë me veten e tyre, i duhen pak “dorë” shqipëtarësh. Ndërsa nga krahu tjetër Ansi Agolli zbret në Karabak në një ndeshje akoma më të vështirë ndaj Atletiko Madrid.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPÉRIA.CH

 

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply