Bazeli fiton me golead, shkëlqejnë Xhaka e Ajeti…

Java e 17-të e kampionatit zviceran është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundëshme për skuadrën e Bazelit.

Ekipi ku aktivizohen shqiptarëve Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti kanë marrë një fitore në transfertë përballë Luzernës.

Bazeli ka fituar me rezultatin e përgjithshëm 1-4 duke iu afruar ndjeshëm vendit të parë. 

Ndër golat e realizuar, njeri prej tyre mban firmën e Ajetit. 22-vjeçari ka shënuar në minutën e 39-të goli e dytë për Bazelin. Ndërsa në të 77′-tën minutë Ajeti u zvendësua nga trajneri R.Wicky. 

Taulant Xhaka po ashtu dhuroi një paraqitje pozitive në takimin e sotëm. Kjo fal edhe nivelit jo të lartë të lojës edhe nga ana e kundërshtarit. Për Xhakën kanë qenë në dispozicion 90′-të minuta të plota.
Aktualisht Bazeli ndodhet në vendin e dytë në kampionat. Kreu ruhet nga Young Boys me 36-të pikë dhe një ndeshje më pak.
Përgatiti: Armend Pire  – SHQIPËRIA.CH 

About the author