You are here
Home > Kombëtarja > Bavarezët nuk konsiderohen favoritë në Portugali, Meritan Shabani luan nga minuta e parë

Bavarezët nuk konsiderohen favoritë në Portugali, Meritan Shabani luan nga minuta e parë

Meritan Shabani do të luajë nga minuta e parë, në takimin që bavarezët do të zhvillojnë në Portugali. Çuditërisht ekipi gjerman nuk konsiderohet favoritë, në ndeshjen që do të zhvillojë kundër Benfikës.

Ndeshja e cila do të luhet në orën 14:00, është e vlefshme për “Youth League Champions”, pra zhvillimi i kompeticionit më madhor në Europë, për të rinjtë. Talenti shqiptar duhet të shfaqë aftësitë e tij dhe të bind edhe njëherë në një ndeshje të tillë, për të hedhur sa më shumë hapa të sigurt drejt ekipit të parë.

Shabani ka qenë pjesë e ekipit të parë të Bajernit në shumë takime, por shpeshherë kthehet për të përforcuar edhe ekipin e të rinjve. Sigurisht, për të mbërritur në drejtimin e Kovac, ka ende punë dhe rrugë për të bërë, pranadaj duhet nisur që nga Portugalia. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top