You are here
Home > Futboll Bota > “Bastardi Kolarov”/ Në Itali luhet e njëjta muzikë, ofendimet ndaj serbit nuk i ndal as pendesa

“Bastardi Kolarov”/ Në Itali luhet e njëjta muzikë, ofendimet ndaj serbit nuk i ndal as pendesa

“Këta nuk kuptojnë nga futbolli”, kështu do të shprehej Kolarov për tifozët e Romës. Një “luftë” e vërtetë është ajo mes italianëve dhe futbollistëve serbë, ndërsa raste të tilla sa vijnë e shtohen.

Fillimisht do të ishin tifozët e Lacios që do e quanin cigan mesfushorin e tyre, Milinkoviç-Saviç. Nuk kaloi shumë kohë dhe e njëjta muzikë u dëgjua edhe nga ekipi tjetër kryeqytetas, Roma. Tifozët e kësaj skuadre e quajtën në të njëjtën mënyrë mbrojtësin serb, Kolarov.

Ky i fundit i hodhi “benzinë zjarrit” me kundërpërgjigjen e tij, por në fund shfaqi shenje pendese. Duke shkuar pranë tifozëve dhe duke u përkulur para tyre, Kolarov kërkoi që tifozët ta falnin për fjalët e thëna. Një gjë e tillë jo vetëm që nuk ka ndodhur, por në takimin e Romës ndaj Portos që u mbyll me rezultatin 2-1 në “Champions League”, është shpalosur edhe parulla: “Bastardi Kolarov”. Ndërkohë që e njëjta situatë u paraqit në takimin mes Torinos U-19 dhe Fiorentinës U-19, ndërsa vendasit e quajtën “cigan” sulmuesin kundërshtar, Vlahovic. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top