You are here
Home > Kombëtarja > Bare merr karton të kuq mes lotëve, trajneri i Malagas shkon menjëherë te mesfushori

Bare merr karton të kuq mes lotëve, trajneri i Malagas shkon menjëherë te mesfushori

Në ndeshjen e kaluar të Malagas, Keidi Bare iu afrua aq shumë kartonit të kuq, aqsa shumë tifozë në Spanjë u shprehën se arbitri e kishte mbajtur shumë me hatër mesfushorin shqiptar. Por kjo nuk ndodhi ndaj Oviedos, në takimin që është duke u zhvilluar dhe gjendet në shifrat 1-0.

Bare me akrobacinë e tij ka bërë një ndërhyrje të rëndë ndaj kundërshtarit, duke e detyruar arbitrin që të nxjerr menjëherë kartonin e kuq. Bëhet fjalë për minutën e 30, ndërsa deri në ato momente lojtari shqiptar ishte duke zhvilluar një ndeshje shumë të mirë.

Sigurisht, kartonat dhe loja e fortë është e vetmja gjë që duhet të përmirësoj ky lojtar. Bare nuk i ka përmbajtur lotët pas largimit nga fusha, ndërsa trajneri ka shkuar menjëherë ta përqafoj dhe inkurajoj për atë moment të vështirë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top