You are here
Home > Kombëtarja > Bare dhe Ndoj më të përmendurit, por Shqipërisë i mungon edhe “molla e sherrit” me Kosovën

Bare dhe Ndoj më të përmendurit, por Shqipërisë i mungon edhe “molla e sherrit” me Kosovën

Shqipëria ka publikuar listën për dy takimet e marsit, teksa do të përballet ndaj Turqisë dhe Andorrës. Ndryshe nga takimet e mëparshme në “Ligën e Kombeve”, ajo që është vënë re ishte fakti se Panuçi nuk ka guxuar më për të marrë emra të rinjë në Kombëtare.

Kështu, gjatë turneut që sapo kemi lënë pas, thuajse gjithmonë gjendeshin 3-4 emra të rinjë te Kombëtarja. Këtë herë kjo gjë jo vetëm që nuk ka ndodhur, por ka pasur edhe disa surpriza për tifozët. Emanuele Ndoj dhe Keidi Bare nuk janë grumbulluar për dy ndeshjet e kualifikueseve të Europianit, lojtarë këta që po shkëlqejnë në kampionatet respektive, por edhe kanë gjithë kohën përpara.

Këto dy takime mbeten delikate dhe kërkojnë eksperiencën e duhur. Një tjetër mungesë në listën e Panuçit, ishte edhe “molla e sherrit” me Kosovën, Kastriot Dërmaku. Mbrojtësi i Kosenzës nuk është thirrur më nga tekniku italian, nisur edhe nga forma e jashtëzakonshme që po kalojnë qendërmbrojtësit e tjerë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top