You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ballistët këndonin vetëm për të, reagon gruaja e portierit të Vardarit: Kaq interesante jam?

Ballistët këndonin vetëm për të, reagon gruaja e portierit të Vardarit: Kaq interesante jam?

Shkëndija e Tetovës ka marrë një fitore tepër me vlerë ditën e sotme, pasi ka mposhtur në derbin e përjetshëm Vardarin me rezultatin 1-0. Pas kësaj fitore, ekipi shqiptar ndodhet në vendin e parë me 8 pikë më shumë se Vardari në Maqedoni.

Një episod vërtet interesant, ishte ai që ndodhi mes tifogrupit “Ballistët” dhe portierit të ekipit maqedonas, Filip Gaçevskit. Në pjesën e dytë kur ky i fundit shkoi pranë tifozëve të Shkëndijës, nuk përfundonin këngët dhe koret ofenduese në drejtim të gruas së tij, Despinës.

Aq të shumta ishin këngët për të, aqsa ka ardhur edhe vetë reagimi i Despinës në “Facebook”. “Unë jam më interesante sesa derbi?”, ishte pyetja që ngriti disi e habitur gruaja e Gaçevskit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top