Ballistët e Tetovës kërkojnë që Shkëndija të luajë në Shkup e jo në Strumicë (VIDEO)

Shqiptarët e Maqedonisë ndërvite janë duke u trajtuar si qytetarë të dorës së dytë por kjo përbën politikën e shtetit i cili i trajton qytetarët në bazë të nacionalitetit, konfesionit, etj.

Politika le të mbetet politikë por sporti duhet të mbetet sport. Klubi simbol i qytetit të Tetovës Shkëndija nuk duhet të diskriminohet nga Federata e Maqedonisë.

Përderisa Vardari zhvilloi ndeshjen e Champions League ndaj Kopenhagenit në Shkup në “Telekom Arena”, Shkëndija e Tetovës ndeshjen e raundit të tretë kualifikues të vlefshme për Europa League ndaj lituanezëve të Trakait do ta zhvillojë në stadiumin “Mladost” të Strumicës, një stadium që do të presë dhe Shqipërinë në Shtator dhe që është në kushte jo të mirë për ndeshje ndërkombëtare dhe është në një distancë të largët me Tetovën.

Tifogrupi “Ballistët” ultras të Shkëndijës së Tetovës haptazi kanë kritikuar Federatën dhe kërkojnë që Shkëndija të zhvillojë ndeshjen me Trakain në “Telekom Arena”. /Shqiperia.ch

About the author