You are here
Home > Kombëtarja > Bakaj e tejkalon imagjinatën: Më kërkoi Klop te Dortmundi, por presidenti im i çmendur…

Bakaj e tejkalon imagjinatën: Më kërkoi Klop te Dortmundi, por presidenti im i çmendur…

Elis Bakaj e ka rigjetur formën e tij më të mirë në Bjellorusi, teksa është duke bërë mirë me ekipin e Shkahtar Soligorski. Futbollisti shqiptar ka arritur të shënojë në shumë takime, ndërsa është një emër mjaft i njohur për futbollin shqiptar, pasi ka dhënë një kontribut të madh për Superioren.

Megjithatë në një intervistë të fundit për “Tribuna.com”, Bakaj ka tejkaluar imagjinët e çdo tifozi. Lojtari shqiptar është shprehur se për të ka pasur interesim edhe nga trajneri Klop, në kohën që drejtonte skuadrën e Dortmundit në Gjermani.

“Gjatë vitit 2009 kalova nga Partizani te Dinamo dhe isha një një formë të jashtëzakonshme, pasi isha edhe pjesë e Shqipërisë. Pastaj një vitë më vonë, kisha mundësinë për të ikur te Dortmundi. Presidenti im ishte një njëri i çmendur dhe kërkoi 3 milionë euro.

Skautë kishin mbërritur nga Gjermania për të parë më nga afër, më pas do ia tregonin Klopit. Madje edhe vetë trajneri nuk ishte kundër kësaj mundësie, ndërsa fillimisht do i bashkohesha ekipit të dytë të Dortmundit,megjithëse nuk u bë realitet”, ka thënë Bakaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top