You are here
Home > Futboll Bota > Azia në këmbët e Ksavit, dhuron spektakël ylli spanjoll

Azia në këmbët e Ksavit, dhuron spektakël ylli spanjoll

Të shumtë janë futbollistët më të mirë europian, të cilët në prag të mbylljes së karrierës, zgjedhin largimin drejt kontinenteve të tjera për t’i dhënë fund rrugëtimit të tyre futbollistik.

Por edhe përse mosha nuk i favorizon, spektakli që ata japin shpeshherë edhe në nivele të tilla, ku futbolli ndoshta nuk është në nivelet më të larta, është vërtet i lartë. Në takimin e djeshëm mes Esteghlal dhe Al Sadd protagonist i takimit, ishte ish-futbollisti i Barcelonës, Ksavi.

Mesfushori spanjoll ka dhuruar një top fantastik me thembër për sulmuesin e Al Sadd që do të shënonte golin e dytë për këtë skuadër, duke i dhënë avantazhin ndaj Esteghal. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top