Avdijaj shënon 2 Gola ndaj Thunit (VIDEO)

Ish-sulmuesi i Kombëtares U21, Albion Avdijaj, sot ka realizuar dy gola kundër ekipit të Thunit, duke i dhënë 3-pikë Grasshoperrsit, e cila renditet në pozitën e tretë në Superligën Zvicerane.

Pjesa e parë midis dy ekipeve u mbyll me rezultatin 0-0 dhe me përfshirjen e sulmuesit shqiptar në lojë në minutën e 58-të u arrit të zhbllokohet rezultati. 23-vjeçari golin e parë e shënoi në minutën e 74-të nga një asist i Lucas Andersen, ndërsa golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes e realizoi 5 minuta para përfundimit të ndeshjes nga një asist i mesfushorit Nedim Bajramit. /SHQIPERIA.CH

 

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply