Autokritikë e Strakoshës, shkëlqen ndaj Veronës

Përballë Napolit nuk kishte se cfarë të bënte më tepër, teksa e gjithë mbrojtja laciale u largua nga fusha dhe Lazio po luante thuajse pa mbrojtsa. Por ajo magji e Mertens, që kujtoi perlën e Maradonës, nuk lë një shije shumë të mirë si për tifozët po ashtu edhe për portierin tonë. Teksa rezultati ishte 1-1, një gol i marrë në mënyrë të tillë disavantazhi, sigurisht që tifozët do e “kapin” me portierin. Më pas erdhën dhe dy gola të tjerë me asnjë faj për ti menduar gjërat më ftohtë, ndoshta nuk ishte përgjegjsia e tij.

Lacio e ka harruar shpejtë atë humbje dhe iu rikthye fitores me rezultatin 0-3 ndaj Veronas në transfertë. Një Lacio fantastike në fushën e lojës por që sigurisht, duhej dhe shumë Strakoshë. Sa herë që ekipit i duhej portieri Strakosha ishte aty, si një veteran në fushën e lojës për të evituar golin. E tillë ishte dhe ajo goditje në fundin e të parës, me një goditje dënimi nga një pozicion i vështirë dhe me rreze të zënë, Strakosha bën të pamundurën duke shpëtuar një gol të sigurt. Më pas nuk ka gjetje në befasi për të, ndeshja e duhur për tu rikthyer në ritmin e duhur.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author