Audi i famshëm i Mirabelit? Tare i lë targën me benz “shqiptar”

Kryefjala e merkatos që sapo lamë në Itali dhe më gjerë, ishte Mirabeli i Milanit. Audi i tij në ngjyrën e zezë u kthye në hitin e momentit. Të gjithë kishin dëgjuar dhe vazhdonin të dëgjonin për të, ajo lloj makine shfaqej përherë në Milanelo, me lojtarin e ri të rradhës brenda në të.

Pra kështu në fare pak kohe drejtori sportiv më i dëgjuar ishte i padiskutueshëm për mbarë Europën, Mirabeli po u dilte edhe në “ëndërr”. Por të sjellësh emra të dëgjuar në ekip nuk do të thotë patjetër sukses, përkundrazi, aftësia e të dërguarit drejt suksesit në këtë rast është të gjesh emra të panjohur, për t’i bërë ata më të njohurit në treg.

Pa dashur kështu me këto fjalë përshkruam Igli Taren, me benzin “shqiptar” të modifikuar. Ashtu si dhe jeta e tij e ndarë midis Italisë dhe Shqipërisë, pak shkrirje në këtë rast e ka edhe vetë pronari i makinës, por bazën e tij përherë e ka pranuar, gjithmonë: “Shqiptar”.

Kështu pra Tare vazhdon të konfirmohet dhe rinkofirmohet si më i miri në punën e tij edhe në shtetin i cili ka futbollin më në nivel dhe konkurrues aktualisht, Italinë. Edhe pse në buxhetin e klubit lekët e derdhura për merkato janë në kufijtë e qesharakes, me Igli Taren i cili merret me menaxhimin e tyre, ato para duken sikur janë miliarda të cilat nuk kanë për të mbaruar kurrë.

E sa për nder duhet t’ia dijë Lotito këtij njeriu, ndryshe nuk do të rrinte dy ditë më shumë si president i këtij klubi nga tifozët, e jo më kaq gjatë. Sipas “tuttomercatoweb” dhe sondazhit të tyre, Igli Tare është drejtori më i mirë sportiv në Itali, ndërsa Mirabeli është shumë vite dritë larg tij.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author