You are here
Home > Kombëtarja > Atalanta jep një mesazh të fortë edhe për Shqipërinë, Selmani duhet të jetë para Berishës

Atalanta jep një mesazh të fortë edhe për Shqipërinë, Selmani duhet të jetë para Berishës

Largimi i Etrit Berishës për te Spali si huazim me të drejtë blerje, jep një mesazh të fortë edhe për Shqipërinë. E gjitha kjo vjen falë Atalantës, që me vendimin e saj, ka edhe shumë domethenie për ndryshimin e hierarkisë te kuqezinjtë.

Deri tani ishim mësuar që Berisha të ishte një zgjedhje e dytë dhe Gentian Selmani të shihej si zgjedhje e tretë. Por futbolli ka kaluar një revolucion, sidomos në portë dhe pikërisht nga aty e pësoi edhe Berisha.

Atalanta kaloi për herë të parë në Champions League, por gardiani shqiptar nuk mundi ta shijoj suksesin. Arsyeja? E thjeshtë!

Pasimet me këmbë janë pika më e dobët e Berishës, ndërkohë që në futbollin e sotëm shihet si primare te portierët. Duke parë situatën e Atalantës, nëse portieri shqiptar do të ishte në nivelin e duhur, atëherë do t’i besohej për eksperiencën që ka në Champions League, ndërsa me Golinin duhej të vazhdohej në Serinë A.

Por largimi i Berishës e thotë qartazi problemi madhor që u has edhe te Shqipëria në ndeshjet e fundit. Nuk është e nevojshme që rivali të shënoj pas një gabimi të portierit në pasim, si në rastin e Spanjës. Çdo aksion që përfitohet më kot nga kundërshtari pas topave që vijnë në mënyrë të gabuar nga porta, janë një dhimbje koke e vazhdueshme. Për të përfunduar llogjikën, në një tjetër mungesë të Strakoshës, ndoshta do të ishte më mirë zgjedhja e Selmanit si portieri i parë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top