Atalanta-Dortmund, Berisha kërkon histori

Etrit Berisha rikthehet sot në Europa League, ku skuadra e tij ndeshet me një nga gjigantët e Bundesligës siç është skuadra e Dortmundit. Në ndeshjen e parë ekipi i tij është mposhtur në transfertë me rezultatin 3 me 2 në favorë të verdhë e zinjve. Atalanta u paraqitë mjaft mirë në transfertën gjermane ku padyshim spikati edhe gardiani i portës sonë me disa pritje vendimtare.

Vlen për t’u theksuar se një skuadër italiane siç është Atalanta, shancet për t’u kualifikuar në raundin tjetër janë te mëdha. Pavarsisht humbjes, 2 golat e shënuar në fushën kundërshtare kanë tepër rëndesi. Atalanta kërkon të shkruaj historinë duke kaluar në fazën 1/8. Italianëve u mjafton vetëm një gol për të përmbushur endrën evropiane. Deri atëherë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë fat ekipit të legjionarit tonë.

Rexhino Begolli – SHQIPËRIA.CH

About the author