You are here
Home > Futboll Bota > Atalanta arriti në “Champions League”, Gjimshiti nuk do të preket

Atalanta arriti në “Champions League”, Gjimshiti nuk do të preket

Në kampionatet më të mëdha, tashmë sezoni ka mbaruar, ku janë përcaktuar edhe fatet e ekipeve respektive. Ndër to, nuk mund të mungonin edhe surprizat e ndryshme, teksa këtë herë do të ndalemi tek kanpionati italian, “Seria A”.

Aty ku ekipi i Atalantës ka bërë histori, teksa për herë të parë është kualifikuar në “UEFA Champions League”. Bergamasët arritën të mposhtinin konkurencën e Milanit, Romës apo edhe të Lacios dhe arritën ta përfundonin sezonin në vendin e tretë.

Me këtë arritje, rritet mundësia që drejtuesit e Atalantës këtë verë, të mund të bëjnë një merkato cilësore që të jenë të gatshëm për të sfiduar skuadrat më të mira në Europë. Natyrisht, lojtarët aktual të këtij ekipi, arritën të zhvillonin një fantastik, ku treguan edhe një formë maksimale gjatë gjith vitit. Kjo performancë, nuk pritet që të kalojë lehtë për drejtuesit e Atalantës, teksa shumë skuadra të mëdha pritet të hidhen në “sulm” për të siguruar ndonjë lojtarë të saj.

Përpara se të ndodhë kjo, duhet të presim merkaton e verës, ndërsa bergamasët ka bërë një listë për lojtarët e paprikshëm. Sipas mediave italiane, Atalanta ka vendosur që mbrojtja e saj nuk do të preket. Pra futbollistët si Toloi, Polomino, Masiello dhe Gjimshiti konsiderohen të pashitshëm tek bluzinjtë dhe mesa duket pritet të jenë nën urdhrat e Gasperinit edhe për vitin e ardhshëm./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top