You are here
Home > Futboll Bota > Askush nuk flet në Itali, tani ‘’peshkatari shqiptar’’ tërheq me rrjetë “Champions Leaguen”

Askush nuk flet në Itali, tani ‘’peshkatari shqiptar’’ tërheq me rrjetë “Champions Leaguen”

I ulur në stol dhe me një fytyrë paksa të ngrysur nga pritja e tepërt, Etrit Berisha nxjerr rrjetën e hedhur në ujë, për të parë se çfarë ka kapur nga e gjitha kjo kohë. Aspak keq, pasi “Champions League” gjendet në të dhe kjo është një arritje e madhe.

Kështu do e gjente edhe De Biazi këtë njeri në qytetin e Kalmarit, që më shumë shquhej për peshkim, sesa për futboll. Pak besim dhe Etrit Berisha arriti në nivelin më të mirë, duke i treguar të gjithëve sesa vlen. Megjithatë te Atalanta ka hasur probleme të shumta së fundmi, me Golinin që i mori vendin e titullarit.

Në Itali për Berishën nuk flet thuajse askush, si për të kujtuar se një dorë në këtë arritje, vjen edhe nga gardiani kuqezi. Mes dëshirës për të luajtur dhe tundimit “Champions League”, portieri i Shqipërisë ndodhet në një rrugë ku gjendet edhe një kryqëzim në të. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top