You are here
Home > Futboll Bota > “AS-i” i Shqipërisë njësoj me ish-lojtarin e Barcelonës, zviceranët i tregojnë derën nga ka ardhur

“AS-i” i Shqipërisë njësoj me ish-lojtarin e Barcelonës, zviceranët i tregojnë derën nga ka ardhur

“AS-i” nën mëngë i Shqipërisë që arriti suksesin në Europian, ishte padyshim Burim Kukeli. Megjithëse nuk ishte ylli i kuqezinjve dhe njeriu që adhurohej nga tifozët, por vendosja e këtij lojtari në fushë ishte e domosdoshme.

Në takimin ndaj Zvicrës në Europianin e Francës, Kukeli do të bënte një paraqitje fantastike edhe si qendërmbrojtës. Por në kohët e fundit situata nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë për lojtarin shqiptar. Aktualisht pjesë e Sionit, futbollisti i Kombëtares është duke u stërvitur me skuadrën dhe ka lënë pas dëmtimin.

Mediat zvicerane bën me dije se Kukeli mund të largohet nga skuadra në janar, pasi nuk ka qenë në preferencën e trajnerit Yakin për asnjë moment të vetëm. E njëjtë është situata edhe për ish-lojtarin e Barcelonës, Alex Song.

I marrë në merkaton e verës, Song ka kaluar disa dëmtime fizike që e kanë lënë jashtë fushës për shumë kohë, duke qenë zhgënjimi më i madh. Te Sioni nuk kanë ndërmend të vazhdojnë më gjatë me këtë lojtar, ndërsa pas një interesi që ka ardhur nga Anglia, futbollisti kamerunas pritet të largohet së bashku me Kukelin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top